BBC: Haradinaj drejt fitores

Shtëpia mediatike shumë e famshme në tërë botën e ka cilësuar Ramush Haradinajn si një ish komandant i rebelëve që kërkohet nga Serbia për krime lufte

Ramush Haradinaj, një ish kryeministër drejton një koalicion të partive të dala nga lufta. Aleanca e tij mund të fitojë rreth 40% të votave, thotë BBC bazuar në një sondazh të Klan Kosovës.

Kryeministri i deritanishëm Isa Mustafa mendohet se do të fitojë rreth 27% të votave, dhe ana e majtë e opozitës Vetëvendosja mund të fitojë rreth 30%, shkruan rtv21.tv.

Një fitore e Ramush Haradinaj, sipas BBC do të komplikonte marrëdhëniet me Serbinë, e cila ka urdhërarrest ndaj tij për siç pretendohet krime të luftës.

Haradinaj ishte komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit në vitet 1998 dhe 1999. Haradinaj i ka mohuar këto pretendime, dhe në vitin 2005 ishte tërhequr nga pozita e kryeministrit pas vetëm 100 ditësh që të përballej me akuzat./21Media

Back to top button