51.23 % e maturantëve e kaluan provimin e Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) sot ka informuar se 51.23 % e maturantëve e kanë kaluar Provimin e Shtetëror të Maturës.
Prej këtij rezultati, siç ka informuar MAShTI, 51.30% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 58.21% në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 34.04 % është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.
Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla.
“Provimi i mbajtur më 28 gusht është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa është mbajtur në 68 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).”, është bërë e ditur në njoftim.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve iu është anuluar testi./21Media

Back to top button