Arrestohen aktivistët e PSD-së që ndërprenë konferencën e Trendafilovës
Policia e Kosovës arrestoi dy personat që me “filikaqa” kanë ndërprerë për disa minuta fjalimin e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Ata kundërshtuan punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje.
Trendafilova reagoi duke thënë se nuk e kuptoi se çfarë kërkuan të dy aktivistët.
“Më vjen keq që se kuptova çka tha ky djalosh besoj deshi të bëj pyetje, por është mirë që dikush të na përkthejë. Po ju qaseni këtij takimi në mënyrë ekocionale, por të jemi të qetë të vazhdojmë pastaj mund të bëni pyetje”, tha Trendafilova.
Ndryshe, Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon sot po qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, ku do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK)./21Media