52 pacientë me Covid-19 nëpër spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19. Prej tyre, 52 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 38 të tjerë post- Covid-19.
ShSKUK ka treguar se me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 22 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.
Aktualisht në vend janë 5 mijë e 678 raste aktive me koronavirus.
Që prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1 milion e 722 mijë e 865 doza të vaksinës antiCOVID. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë 797 mijë 229 qytetarë të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.
Tash e një kohë ka filluar edhe dhënia e dozës përforcues dhe dozës së tretë. Ku deri më tani janë dhënë 36 mijë e 925 doza përforcuese kurse dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19 e kanë marrë 2 mijë e 182 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh./21Media

Back to top button