Gruaja nga Gjakova e bën burrin për spital

Një grua nga Gjakova është arrestuar pasi që e njëjta e kishte rrahur burrin e saj në orët e para të 14 janarit.
Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara me rekomandim të mjekut është dërguar në repartin e psikiatrisë.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit dhe me rekomandim të mjekut, për shkak të problemeve psikike e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës dhe është në sigurim nga zyrtarët policor”, thuhet në raportin e Policisë.
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë. Të dhënat e Policisë së Kosovës, që i përkasin periudhës janar-nëntor 2021, flasin për një rritje me 13.10% të rasteve të dhunës në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 6 raste vrasjesh mes anëtarëve të së njëjtës familje. /21Media

Back to top button