52 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 52 është në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë.
Në raportin e fundit të publikuar nga 137 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Dje janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 259./21Media

Back to top button