529 gjoba për mosrespektimin e masave antiCovid

 

Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 529 gjoba për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona të vendosura nga institucionet shëndetësore dhe shtetërore.

Aktualisht në vend janë 3 mijë e 800 raste aktive me COVID-19.

Kujtojmë që, ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media

Back to top button