Labi dhe Buraku së shpejti në bashkëpunim

 

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se do të vijë në një bashkëpunim me Burakun.

Në një instastory Tahiri ka publikuar një fotografi ku shihet dyshja si dhe këta të fundit e kanë bërë të ditur se kënga e re titullohet ”Për xhanin kem pi shum”.

Ndërkaq, Labi ka treguar se ky bashkëpunim është si rezultat se publiku dhe adhuruesit e tij e kanë kërkuar dhe kështu që këngëtari e ka zgjedhur Burakun për shkak të  thjeshtësisë së tij.

Kënga e re është realizur nga Valon Biba dhe Valdrini, ndërsa pritet të editohet te Eurolindi.

Back to top button