Veseli- Ambasadorëve: Shpejt do t’i krijojmë institucionet e reja

Veseli është takuar sot ndaras me ambasadorët e akredituar në Prishtinë

Kryetari i PDK-së dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli, ka diskutuar sot me disa ambasador për procesin zgjedhor në Kosovë. Veseli në këto takimi i ka siguruar ambasadorët se Kosova së shpejti  do të formojë institucionet e reja.

“Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për procesin zgjedhor në Kosovë, i cili u vlerësua si sukses i Kosovës dhe demokracisë tonë. Ambasadorët i sigurova se shumë shpejt Kosova do të formojë institucionet e reja që do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me aleatët tanë perëndimorë. Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button