Haradinaj ka folur rreth krijimit të Qeverisë së re së Kosovës

“Unë kam diçka konkrete, nuk kam ende asgjë për ta lajmëruar opinion”

I nominuarit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka folur rreth mundësisë së krijimi të Qeverisë së tij eventuale , pasi që në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni PAN doli fitues me rreth 34 për qind.

Haradinaj i pyetur nga Evropa e Lirë se a do t’i bëjë ftesë ndonjërit prej subjekteve politike nga koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën që të bëhen pjesë e Qeverisë së tij eventuale, ai ka thënë se është i hapur për të biseduar më ta.

“Unë kam pasur një traditë bashkëpunimi më LDK-në nga Qeverisja në të kaluarën në kohën e koalicionit me presidentin Rugova. Jam i hapur për të biseduar me ta. Pra, është e mundshme”, ka thënë Haradinaj.

Ndersa, i pyetur se a janë të gatshëm te shkojnë në koalicion me Vetëvendosjen, Haradinaj tha: “Njihemi edhe me ta po ashtu. Me siguri do të komunikoj edhe me ta që të shohim si është perspektiva e punëve në të ardhmen. Mirëpo, ju thash që jemi në nivel punë që votuesit kanë vendosur kush është fitues i zgjedhjeve. E kemi numrin e caktuar të deputetëve, i kemi komunitetet që në bazë të Kushtetutës e kanë rolin e vet kushtetues edhe në Qeveri edhe në Parlament, do të diskutojmë edhe në organizimin e politikës shqiptare, por s’dua ta precizoj si do të rrjedhë”.

Mirëpo i pari i AKK-së nuk ka mohuar se kanë dicka konkrete aktualisht rreth asaj se si do të duket Qeveria e re. “Unë kam diçka konkrete, nuk kam ende asgjë për ta lajmëruar opinion”, ka thënë ai.

Haradinaj ka siguruar qytetarët e vendit se në një afat të shkurtër kohor pas nominimit zyrtar, pas certifikimit të rezultateve, do të formojë Qeverinë.

“Një javë nga certifikimi, por certifikimin final e bën KQZ-ja. Në momentin kur ata kryejnë punë, ne brenda javës do të jemi të gatshëm të formojë Qeverinë”, ka thënë Haradinaj./21Media

Back to top button