Gjilani aktivizon mekanizmat emergjentë pas reshjeve të shiut
Sot Gjilani është përfshier nga moti i ligë
Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka aktivizuar mekanizmat emergjentë, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht mund të kenë probleme me vërshimet. “Pas reshjeve të mëdha të shiut e breshrit, menjëherë kam aktivizuar mekanizmat e emergjencave, të cilët po merren me menaxhimin e situatës”, ka thënë Haziri.
Ai ka bërë publik edhe numrat e emergjencave 112, 193 dhe 044125815, të cilët janë 24 orë në dispozicion për qytetarët.