538 raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 538, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raportin e publikuar dje nga MSH, bëhet e ditur se nga 810 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Dje janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 953./21Media

Back to top button