54 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
54 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 nga 1 mijë e 442 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270 mijë e 869 që nga fillimi i epidemisë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 426 pacientë aktivë me Covid-19 në Shqipëri./21Media