550 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 550, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raportin e publikuar dje, bëhet e ditur se nga 812 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Dje janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 968./21Media

Back to top button