550 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 550 raste të reja me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se gjatë kësaj kohe si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur një person, bëhet fjalë për një 81-vjeçar nga Tirana.
Janë shëruar 210 pacientë, ndërsa aktualisht 2164 raste janë aktive me COVID-19./21Media

Back to top button