56 persona vdiqën nga gripi sezonal në Greqi

Ekspertët grekë ritheksuan rëndësinë e vaksinimit

Gjithsej 56 persona kanë vdekur në Greqi nga gripi sezonal, ka njoftuar Qendra e Greqisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KEELPNO).

Një javë më parë, numri i të vdekurve qëndronte në 39. Në deklaratën e fundit të shtypit, ekspertët grekë ritheksuan rëndësinë e vaksinimit për njerëzit që i përkasin segmenteve të popullsisë në rrezik më të lartë të ndërlikimeve.

Në deklaratë thuhet se tetë nga dhjetë prej atyre që humbën jetën deri më tani nuk u vaksinuan, megjithëse kishin probleme shëndetësore të mëparshme, transmeton rtv21.tv.

Epidemiologët KEELPNO presin që sezoni i gripit në Greqi të përfundojë në prill.

Gjatë sezonit të gripit në vitit 2017-2018 KEELPNO ka regjistruar 42 viktima, 108 në sezonin dimëror të viteve 2016-2017./21Media

Back to top button