56-vjeçari në Tiranë u qëllua për vdekje në makinën e tij, autorët u larguan me motor

Një 56-vjeçar, humbi jetën mbrëmjen e kësaj të diele, pasi u qëllua ne armë zjarri në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.
Autori/ët kanë qëlluar në drejtim të automjetit të tij.
Viktima ka një mobileri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.
Policia ka gjetur në vendngjarje gjashtë gëzhoja.
“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv