562 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë aktualisht janë 562 raste aktive me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi gjatë 24 orëve të kaluara për një rast të vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe për 17 raste të reja pozitive.
Ndërkohë që në vend prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, 675 mijë e 582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button