57 civilë mes 194 ukrainasve të vrarë në pushtimin rus 

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, u ka thënë deputetëve në Dhomën e Komunave se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus që e urdhëroi Vladimir Putini dje.
Është një numër më i lartë i vdekjeve civile sesa raportet e 25 viktimave të cituara nga këshilli i të drejtave të OKB-së më herët sot, trnsmeton rtv21.tv.
Heappey tha gjithashtu se trupa të tjera të Mbretërisë së Bashkuar po dërgoheshin në Estoni, aleatin e NATO-s, më herët se sa ishte planifikuar – dhe gjithsej 1,000 trupa janë në gatishmëri për të ndihmuar vendet fqinje të Ukrainës të trajtojnë refugjatët që ikin nga vendi./21Media

Back to top button