Haziri: LDK-ja di ta menaxhojë këtë proces politik

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një deklaratë për RTV21 foli pas dorëzimit të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se LDK-ja do ta menaxhojë këtë situatë.
“Është trajtuar proceduralisht. Sekretariati e trajton sipas normave të brendshme politike. Unë besoj që kjo është çështje që Statuti i LDK-së i ka të rregulluara dhe LDK-ja di vetë ta menaxhojë krejt këtë proces politik, prej të cilit ne do të dalim më mirë përfundimisht.”
Kur u pyet se çka nëse arrihet shkarkimi i Abdixhikut, ai tha se janë dy binarë në të cilët duhet të vazhdohet.
“Ju po paragjykoni me pyetje. Kërkesat politike nuk trajtohen me procedura, por meqë ka norma të tilla, edhe e rregullojmë mënyrën e sjelljes. Ne e respektojmë deri në fund, kështu që unë mendoj që në dy binarë duhet të vazhdohet me u punu”, tha ai, ndër të tjera./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?