Jep dorëheqje ministrja franceze e Mbrojtjes

Pas akuzave për keqpërdorim të fondeve të PE-së

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Silvi Gular, ka dhënë dorëheqje për shkak të hetimeve për keqpërdorimin e pretenduar të mjeteve të Parlamentit të Evropës.

Gular kërkoi nga Presidenti i Francës, Emanuel Makron, që ajo të mos jetë ministre në qeveri, përderisa të zgjasin hetimet në lidhje me bizneset e rrejshme, skandal ky që ka tronditur partinë e saj Modem, e cila është në koalicion me partinë e Makronit, shkruan rtv21.tv

Gular, njëra nga femrat më të shquara në kabinetin e Makronit, ka theksuar se po jep dorëheqje, ngase nuk dëshiron që hetimet të dëmtojnë përpjekjet e Makronit për të pastruar politikën nga korrupsioni.

Ajo është një nga politikanët francezë, për të cilët dyshohet se kanë shfrytëzuar pagat e Parlamentit të Evropës, për të financuar partitë e tyre politike. Në hetime janë përfshirë edhe disa ministra tjerë në qeverinë e Makronit. Ata kanë hedhur poshtë akuzat, por hetimi mund të jetë një sfidë për presidentin e ri të Francës./21Media

Back to top button