NATO për preventivë të incidenteve mbi Detin Baltik

NATO për preventivë të incidenteve mbi Detin Baltik

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, deklaroi sot se preventiva e incidenteve të aeroplanëve të NATO-s dhe Rusisë mbi Detin Baltik duhet të jetë njëra nga temat e takimit të ardhshëm Rusi-NATO.

Ajo ka bërë të ditur se numri i incidenteve mbi Detin Baltik po vjen duke u shtuar.

Incidenti i fundit ishte ai i së hënës kur një aeroplan luftarak rus ka fluturuar në distancë një metër e gjysmë afër aeroplanit ushtarak amerikan mbi Detin Baltik.

Prej datës 2 qershor kanë ndodhur më shumë se 35 ndërveprime në rajonin e Detit Baltik ndërmjet aeroplanëve dhe anijeve amerikane dhe atyre ruse, por incidenti i fundit është më i madh, pasi që ushtria amerikan e ka konsideruar si të rrezikshëm.