58 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 58 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe tre persona.
Në total numri i rasteve aktive është 250.
Siç ka informuar MSh, në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.
Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
May be an image of text

Back to top button