Kaloni te përmbajtja kryesore

59 për qind e qytetarëve të Shqipërisë pro “Ballkanit të Hapur”

59 për qind qytetarëve shqiptarë janë shprehur pro nismës “Ballkani i Hapur”.
Kjo u bë e ditur nga publikimi i të dhënave nga anketimi i njohur si procesi i Këshillimit Kombëtar.
Në anketë morën pjesë 303 mijë qytetarë.
Në konferencën për media, Kryeministri Edi Rama ka thënë se mbështetja është shumë e fortë, edhe pse në të gjitha pyetjet tjera përqindja pozitive ishte më e lartë.
Ai ka shtuar se me Serbinë duhet të bashkëpunohet sepse “është fqinje që do të jetë aty gjithmonë”. Sipas tij iniciativë është edhe në favor të Kosovës.
Këshillimi Kombëtar qe lansuar me 24 dhjetor të vitit 2021 nga Rama.Disa javë pasi kryeministri Rama lansoi nismën e Këshillimit Kombëtar ishte publikuar edhe anketa me 12 pyetje drejtuar qytetarëve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button