59 vjeçari arrestohet për shkak se dogji një veturë

Një person nga Mitrovica sot është arrestuar nga Policia nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje ia djegur veturën fqinjit të tij.
Policia njofton se i arrestuari është 59-vjeçar me inicialet N.LL.
“Arrestimi i të dyshuarit  N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button