592 raste aktive me koronavirus

Në vendin tonë numri i rasteve aktive me koronavirus është 592, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 467, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3 mijë e 140 persona.

Ditëve të fundit është vërejtur rritje e numrit të rasteve me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po bëjnë apel për vaksinim e po ashtu bartjen e maskave./21Media

Back to top button