Guximtari anglez ngjitet në maje të njërës prej ndërtesave më të larta në Dubai

Guximtari anglez Adam Lockwood, ia doli me sukses edhe në një sfidë. Ai u ngjit në njërën prej ndërtesave më të larta në Dubai.
Lockwood filmoi ngjitjen e tij në ndërtesë, dhe më mbërritur në maje të saj, qëndroi i varur me njërën dorë për vinçi. Ai qëndroi i varur atje në një lartësi prej mbi 390 metra mbi tokë. Kjo video bëri bujë në mbarë botën.
Lockwood për t’u ngjitur në ndërtesë vuri kapelë për tu dukur si punëtor.
Ky guximtar, këtë sfidë e arriti në rrokaqiellin Il Primo, që ndodhet në afërsi të ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa.
Lockwood, pas sfidës, për media ka thënë se kur ka parë videon që ka xhiruar gjatë ngjitjes në ndërtesë, ka thënë me vete se kjo është gjëja më e pazakontë që ka bërë deri më sot.
Fakti që ka qëndruar i kapur me njërën dorë në vinç e bëri sfidën të veçantë. Sipas tij, kjo pamje ia ka vlejtur sepse është ngjitur në ndërtesën e cila është pranë ndërtesës tjetër më të lartë në botë, që është Burj Khalifa.

Lockwood ka treguar se për të mbërritur në maje të saj, është dashur të hyjë bashkë me 100 punëtorë të ndërtesës, të cilët kishin vënë kapela për punë, dhe për të mos rënë në sy, edhe ai ka vënë kapelë. Kështu, në fund ia ka dalë të dalë nga dera e pasme pa rënë në sy.
Lockwood i cili vjen nga Mançester i Britanisë së Madhe, ka thënë se preferon sfida të tilla, se ato janë diçka që i ka në mendje vazhdimisht, se mendon se mund t’i arrijë gjithmonë dhe janë diçka që e mbajnë në jetë, andaj nuk do të heqë kurrë dorë nga to.
Ngjitja e Lockwood në njërën prej ndërtesave më të larta në botë, në Dubai, nuk është sfida e parë për të. Ai tashmë është ngjitur edhe në ndërtesa të tjera të larta.
Muajin prill 2022 u ngjit në stadiumin San Siro në Milano, ku qëndroi në një lartësi prej 70 metrash, dhe më pas u ngit edhe në Luver, dhe atje bëri sellfi.
Në vitin 2020, Lockwood qëndroi i varur me njërën dorë edhe në vinçin e ndërtesës së termocentralit Plomin në Kroaci, në një lartësi prej 340 metrash./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=QeKtGSvK_ZE
 

Back to top button