6 fanellat e Messi-t të veshura në botëror shiten për 7.8 milionë dollar

Gjashtë fanella të veshura nga superylli i futbollit Lionel Messi gjatë fitores së Argjentinës të zhvilluar në Kupën e Botës të vitit të kaluar u shitën të enjten për 7.8 milionë dollar.

Secila fanellë e veshur gjatë gjysmës së parë të një prej ndeshjeve të Argjentinës në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar, ka çmimin më të lartë për një artikull sportiv këtë vit.

Argjentina mundi Francën në penallti pas barazimit 3-3 në finalen e Kupës së Botës, duke fituar Kupën e saj të  të Botës për të tretën herë, fitore kjo në të cilën Messi shënoi dy nga tre golat e Argjentinës.

Bluzat u ekspozuan në selinë e Sotheby’s në New York gjatë ankandit dy-javor online.

Një pjesë e të ardhurave të ankandit do t’i dhurohet Projektit UNICAS, të udhëhequr nga Spitali i Fëmijëve Sant Joan de Déu Barcelona me mbështetjen e Fondacionit Leo Messi, për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rralla.

36-vjeçari Messi, i cili aktualisht luan për Inter Miami në MLS, kaloi 17 vite te Barcelona. Ai ka fituar Topin e Artë, i cili i jepet çdo vit lojtarit më të mirë të futbollit, një rekord të cilin ai e ka thyer tetë herë.

Rekordi për shitjen e një artikulli sportiv të veshur nga lojtarët e famshëm në ndeshjet e futbollit i mbetet fanella e finaleve të NBA-së të Michael Jordan në 1998, e cila u shit për 10.1 milionë dollarë në New York vitin e kaluar./21Media

Back to top button