6 fëmijë nga Kosova janë shëruar në Izrael

 
Ministri i Shëndetësisë i  së Kosovës, Rifat Latifi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Qeverinë e Izraelit, pasi që të dy vendet kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore, ndërsa veçoi mbështetjen e Izraelit për shërimin e fëmijëve kosovarë.
Deri më tani, janë 6 fëmijë nga Kosova të cilët janë kuruar në Izrael, dhe për këtë ministri Latifi, u shpreh se është mirënjohës për një kontribut të tillë.
Në këtë takim, ministri Latifi e informoi ministrin e Izraelit, z. Freji, për sistemin shëndetësor të Kosovës, në theks të veçantë për shërbimet në Klinikën e Pediatrisë(QKUK).
Freji, tha se Qeveria e Izraelit, e ka në prioritet bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kosovës, duke i vlerësuar si të rëndësishme raportet miqësore dhe bashkëpunimin korrekt në mes Kosovës dhe Izraelit, sidomos për shërimin e fëmijëve nga sëmundje që nuk mund të trajtohen plotësisht në Kosovë.
Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe Simon Fisher, drejtor ekzekutiv i organizatës “Save the Child Hart”, i cili deklaroi se fëmijë të tjera nga Kosova do të shërohen në Izrael, për probleme të ndryshme shëndetësore.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, falënderoj Qeverinë dhe shtetin e Izraelit për të gjithë mbështetjen dhe kontributin e dhënë për Kosovën.
Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së. Valbon Krasniqi, shprehu konsideratën e tij për delegacionin nga Izraeli, duke shpresuar në bashkëpunim dhe në mbështetje të vazhdueshme./21Media

Back to top button