Pezullohet vendimi për mbylljen e pjesshme të stadiumit të Atletico Madrid

Skuadra spanjolle, Atletico Madrid u urdhërua të mbyllte një pjesë të stadiumit të tyre për një përballje me gjigantët e Premier League të mërkurën.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka pezulluar urdhrin e UEFA-s për mbylljen e pjesshme të stadiumit të Atletico Madridit për ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Organi drejtues i futbollit evropian konfirmoi dënimin këtë javë pasi klubi u akuzua për shkak të sjelljes diskriminuese të tifozëve të tyre dhe hedhjes së objekteve gjatë përplasjes së ndeshjes së parë në Etihad Stadium.
Kështu, të gjithë tifozët me bileta do të lejohen të marrin pjesë në ndeshje./21Media

Back to top button