6 mijë e 411 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 411 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës”, ka njoftuar MSH.
Deri më sot 659 mijë e 593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.
Në Kosovë u konfirmuan edhe 20 raste me koronavirus këtë të premte, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit nuk u regjistrua asnjë viktimë, ndërsa u shëruan 158 pacientë./21Media

Back to top button