6 mijë e 429 raste aktive me COVID-19

 

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 429 raste aktive me COVID-19.

Që nga 13 marsi i vit 2020 kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-1, numri i të infektuarve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 60 mijë e 745 raste.

Ndërsa deri më tani si shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 506 persona. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52. 810 raste.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes, kurse nga 2 mijë e 615 mostra të marra 245 kanë rezultuar pozitiv dhe 189 të tjerë janë shëruar nga Covid-19. /21Media

189 TË SHËRUAR DHE 245 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, February 2, 2021

 

Back to top button