Kaloni te përmbajtja kryesore

“Kush mban përgjegjësi…” – Canaj për vdekjet në autostradën “Ibrahim Rugova”

(Lajm i përditësuar)


“Kush mban përgjegjësi…” – Canaj për vdekjet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, për vdekjet në autostradën “Ibrahim Rugova” akuzoi qeverinë në detyrë për mos heqjen e dheu në gjysmë të autostradës.

Canaj lidhur me këtë parashtroi këtë pyetje “Kush e ka atë përgjegjësi të dreqit me pastru për mos me vdekë njerëzit”.

“Në atë autostradë që 6 muaj ka qëndruar dheu në gjysmë të autostradës, këta nuk kanë qenë në gjendje me çu e me hjek atë dhe. Me pastruar me kohë nuk kishin vdekë. Kush e ka atë përgjegjësi të dreqit me pastru për mos me vdekë njerëzit, për atë pastrohen autostradat”, tha ai./RTV21/21Media


“E kanë frikë” – Canaj për “pë*plasjen” Rama–Mihali

Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për përplasjen e Dejona Mihalit me Përparim Ramën tha se i bie që Vetëvendosje e ka frikë kryetarin e Prishtinës.

Ai ndër të tjera tha se Rama mund të sfidoj Albin Kurtin.

“Veç me Përparim Ramën po reagon për herë të parë kështu egër që po i bie e kanë frikë, për shkak se me pytë Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin, lidershipin aktual të partive politike e kishin lënë edhe 25 vjet të qëndrojnë të njëjtët se i kishin pëlqyer, por ky i rrezikon. Edhe për këtë arsyje ajo tani nuk lë kurgjo pa i thënë, bërë. Kjo po bindë ende më shumë që mund të jetë dikush që sfidon Albin Kurtin”, deklaroi Canaj./RTV21/21Media


6 ministri dhe presidenti? Konstatimi i Canajt për PDK-së

Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, konstaton se nëse hynë Partia Demokratike e Kosovës mund të marrë 6 ministri dhe presidentin.

“Diku 6 dhe presidentin. Unë jam shumë i sigurtë që PDK nuk diskuton madje në qoftë se nuk e ka këtë përqindje të qeverisë dhe presidentit. LDK mund të jetë më e lirë, në këtë aspekt për shkak se Lumir Abdixhiku e ka momentin e fundit, Vjosa Osmani poashtu”, tha Canaj./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button