6 muaj burg për rrahjen e një personi zyrtar

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.M. i akuzuar për sulm ndaj personit zyrtar.
Gjykata Themelore në Ferizaj, përtmes një komunikate ka njoftuar se pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 180 ditëve (6 muaj).
“I pandehuri akuzohet  më 22.10.2019, në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, kishte shkuar t’i blej dy (2) bileta, për të shikuar shfaqje, biletë-shitësi ia kishte dhënë biletat për të qëndruar në këmbë, i pandehuri i pakënaqur me biletat, kishte filluar ta fyente bileta-shitësin, në atë moment kishte ndërhyrë personi zyrtar i dëmtuari F.H. të qetësoj situatën, i pandehuri me dashje që t’i shkaktoj lëndime trupore e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grusht në fytyrë, faqe dhe veshin e anës së majtë si pasojë e goditjeve i dëmtuari ka pësuar lëndim të lehtë trupor me pasoja të përkohshme për shëndetin”, thuhet tutje në komuikatë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./21Media

Back to top button