Ngjarjet e datës 1 korrik

Komuna e Prishtinës prezenton kamionin e ri sulmues për nevojat e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Kryeqytetit. Merr pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama. (Stacioni i Zjarrfikësve te Kodra e Trimave, Prishtinë, ora 8:30)
Prezantohet Raporti i përgjithshëm vjetor mbi inspektimet 2025, të organizuar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm pranë ZKM-së. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti
(Hotel Emerald, Prishtinë, ora 9:00)
Ministria e Ekonomisë organizon hapjen zyrtare të konferencës para dorëzimit të ofertave për tenderin e energjisë së erës në Kosovë. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë; Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRRE-së; Trim Tërnava, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it. (Hotel “Emerald”, ora 9:00)
Promovohet libri “Feja e parasë – Kodi i besimit global” i Artan Nimanit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës,ora 12:00)
Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës me rastin e 1 Korrikut, Ditës së Përmbarimit organizon konferencë. (Selia e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, në rr. 2 korriku, Prishtinë, ora 14:30)
Opera e Kosovës prezanton një produksion të jashtëzakonshëm (më 1 korrik dhe më 3 korrik) Vihet në skenë “Diptiku” i Puccinit, në një produksion me artistë të shkëlqyer italianë dhe vendas. Dy opera në një mbrëmje: Suor Angelica Gianni Schicchi. (AMC Hall, magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 20:00)
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?