6 persona humbën betejën me Covid-19, në mesin e tyre edhe një 27 vjeçar
Gjashtë persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe në mesin e tyre është edhe një 27-vjeçar nga Kriva Pallanka.
Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 1.843 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 130 raste, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 423 persona.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 6.658, shkruan TV21./21Media