6 persona kërkuan ndihmë mjekësore mbrëmë gjatë festës

Këtë vit më pak lëndime

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë, mbrëmë janë paraqitur gjashtë raste me lëndime të lehta.

Përgjegjësi i ndërrimit, Dr. Agron Çitaku ka thënë, se krahasuar me vitet tjera, këtë vit ka pasur më pak të lënduar.

Ky vit në krahasim me vitet tjera, si duket ka më pak punë në krahasim me kujdestaritë tjera. Deri më tash ka gjashtë të lënduar me lëndime të lehta, kryesisht të moshës fëmijërore. Katër prej te cilëve janë në regjionin e duarve dhe dy në regjionin e syve“, tha Çitaku.

Kurse në Komunën e Malishevës, bazuar në të dhënat nga shërbimet e emergjencës, përkatësisht në QKMF dhe në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, deri në ora 02:00 të mëngjesit, si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, 5 persona me lëndime të lehta sipërfaqësore kanë kërkuar ndihmë në QKMF, si dhe janë shkaktuar dy zjarre, një në Malishevë dhe një në fshatin Vërmicë./21Media

Back to top button