6 persona të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë- Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale” ka thënë Borovci.

Ndërsa deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media 

 

Back to top button