Kaloni te përmbajtja kryesore

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vr*sjen në “Breg të Diellit”

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Arblind Pireva, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ai dyshohet se të mërkurën mbrëma ka vrarë Agron Hajdarin, i njohur me nofkën “Radulla”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, vendimi është marrë nga Departamenti për Krime të Rënda, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lihet në liri, mund të arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale dhe të pengojë zhvillimin e procedurës.

Po ashtu, sipas gjykatës, ekziston edhe rreziku që ai të ndikojë në dëshmitarë ose të asgjësojë, fshehë apo falsifikojë prova që lidhen me rastin.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button