6 raste të reja me COVID-19

 
Gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë derisa nuk është regjistruar asnjë viktimë. Gjatë kësaj kohe janë kryer 1.933 testime, derisa në total në vend për COVID-19 janë testuar 671.056 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.325, derisa në total janë infektuar 107.749 persona.

Numri total i viktimave nga covid-19 në Kosovë është 2.258./21Media 
Back to top button