6 raste të reja me COVID-19

Nga 797 testime, 6 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 19 qytetarë dhe janë vaksinuar 48 qytetarë.
Gjithsej raste aktive në vend janë 390./21Media

Back to top button