I plagosuri në Vranjevc pas operacionit, dërgohet në mjekim intensiv

I plagosuri i cili ishte në qëlluar nga një zyrtar policor sot në Vranjevc, pas operacionit tani është dërguar në mjekim intensiv.
Kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv mjekja nga QKUK, Vjollca Haklaj, e cila ka treguar se i plagosuri kishte pasur plagë në stomak.
”Pacienti ka pasur plagë në bark dhe ka hyrë në sallë të operacionit, ku janë kryer të gjitha intervenimet. Tani po e dërgojnë në mjekim intensiv”, ka thënë Haklaj.
Ndërsa, përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore, Haklaj ka thënë se gjendja e tij duhet të përcillet.
Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.), pasi ky i fundit ka shtënë mbrëmë me armë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu.
Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.
Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qëllim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë. Ku i dyshuari ka mbetur i plagosur.
Ndërkaq, në këtë aksion, policia ka gjetur edhe një arsenal armësh./21Media

Back to top button