6 të arrestuar për keqpërdorime me patentë shoferë, prokurorja e rastit jep detaje

Gjashtë persona janë arrestuar në aksionin e së martës kundër keqpërdorimeve me patentë shoferë, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
Këtë e ka konfirmuar prokurorja e rastit Valbona Disha-Haxhosaj, e cila bëri të ditur se aksioni është zhvilluar në Pejë, Deçan, Fushë-Kosovë dhe Prishtinë.
“Ne kemi punu bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, me hetuesit dhe në koordinim me ta i kemi arrestuar sot gjashtë persona, ndërsa një e kemi liru për shkak të gjendjes shëndetesore të tij, dhe tre nuk i kemi gjetur në shtëpi. Ky aksion u zhvillua në Pejë, Deçan, Fushë-Kosovë, Prishtinë, por që lidhen me qendrën e patentë shoferëve në Pejë”, tha Disha-Haxhosaj./BetimipërDrejtësi