6 viktima, 725 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Gjashtë viktima dhe 725 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë, me 289 raste të reja, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Berati të moshave 57-64 vjeç, një qytetare nga Tirana 58 vjeçe, një qytetare nga Fieri 73 vjeçe, një qytetar nga Shkodra 81 vjeç, një qytetare nga Tepelena 91 vjeçe.
Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë./oranews