6 viktima, 88 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 507 testime të realizuara 88 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga: Shkup-23, Kumanovë-8, Dibër-2, Shtip-10, Pprilep-3, Tetovë-2, Strugë-11, Veles-2, Manastir-3, Ohër-8, Kavadarc-1, Gostivar-4, Strumicë-1, Makedonski Brod-4, Vinicë-2, Sveti Nikollë-2 dhe Kërçovë-2.

Gjashtë persona e kanë humbur betejën me virusin korona, dy pacient nga Shkupi, dhe nga një pacient në Kumanovë, Gostivar, Tetovë dhe Shtip.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 113 pacient të shëruar nga korona virusi./TV21

Back to top button