6 viktima dhe 19 raste të reja me Covid-19

 

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 2.456 teste të realizuar në Maqedoninë e Veriut.

Më shumë të infektuar janë regjistruar në Shkup. Instituti për Shëndet Publik ka evidentuar 26 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 155.364 raste, prej të cilëve 148.872 janë shëruar, kurse 5.435 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 1.057 raste aktive me virusin korona./TV21

Back to top button