Sot në mëngjes, në fshatin Jezerc të Ferizajt, janë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet A.I 33 vjeçar dhe H.G 34 vjeçar, të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit. Ata po i transportonin drunjtë me një traktor me rimorkio dhe një automjet të tipit pikap.

Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjëve./21Media