6 vjeçari rrëzohet nga traktori, pëson lëndime të rënda

Një fëmijë 6 vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Rasti ka ndodhur në Malishevë.
Sipas PK-së, 6 vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas mjekëve, ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button