6 vjet nga vërshimet në Hasanbeg të Shkupit

Banorët e Shkupit gjegjësisht vendbanimet, Hasanbeg dhe fshatrat Stajkov, Straçincë, Rashtak dhe Haraqinë përjetuan katastrofën natyrore me përmasa shkatërruese dhe fatale pasditën e 6 gushtit 2016.
Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 22 persona, gjithashtu mbetën të shkatërruara shumë shtëpi, biznese, e dëme të tjera materiale.
Njerëz të shumtë dolën për të ndihmuar në teren, për pastrim të shtëpive dhe kërkimin e personave të zhdukur.
Hasanbegut pas vërshimeve i erdhën në ndihmë shtete të ndryshme të rajonit dhe pjesën më të madhe të dëmit material pothuajse e kompensuan.
Pas këtyre vërshimeve banorëve e lagjeve të lartpërmendura iu dashtë disa muaj që t’i kthehen jetës normale./21Media

Back to top button