60 për qind e popullsisë së moshës së punës në Kosovë nuk janë të interesuar për punë

Drejtori i Statistikave të Popullsisë dhe të Punësimit në Entin e Statistikave, Avni Kastrati, në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se kemi një numër shumë të madh të moshës së punës në Kosovë që nuk kërkojnë punë.

“Kemi një numër shumë shumë të madh në Kosovë, diku rreth 60 për qind e popullsisë së moshës së punës, grupmoshës 15 deri në 64 vjet, nuk kërkojnë punë, nuk janë të interesuar”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka thënë se kjo është sfidë për shtetin.

“Ata kanë një kosto nga ekonomia familjare që duhet t’i mbulohet që nuk punojë apo nuk janë të aftë, nuk janë të interesuar, apo nga ndonjë mbështetje tjetër, por kanë kosto ata që nuk janë në punë fare”, ka thënë dje Kastrati në “Click”./21Media

Back to top button